Shporta

DASHURI E HUAJ ELVIRA DONES

Regular Price 800 LEK Special Price 720 LEK
Tipi Roman, Viti Botimit: Maj, 2015, ISBN: 978-9928-175-80-9
SKU
304058
Dashuri e huaj, një nga prozat më tërheqëse të botuara këto vitet e fundit. Me stil të veçantë, me frazë të zhdërvjellët, me dialog të natyrshëm ai rreshtohet me dinjitet midis romaneve më të mirë. Në dramën e heroinës së librit secila prej nesh do të rijetojë një pjesë të dramës së vet, si pjellë e kësaj toke të ashpër dhe të dashur. Një roman ku historia e dhimbshme e një populli të tërë ndërthuret me historinë e një vajze të re, të mbushur me iluzione dhe me ëndrra për të ardhmen. Një histori sa e ndërlikuar në vështrim të parë dhe e kollajtë për t’u gjykuar, aq dhe e natyrshme. Gabimet janë njerëzore dhe si të tilla të pranueshme, të korrigjueshme, të falshme. Duke shkelur në një terren jo të panjohur, autorja Elvira Dones vjen për të na sjellë një roman të shkruar me dashuri, sa të veçante aq dhe origjinal, për t’u rreshtuar pa frikë dhe plot dinjitet në radhët e prozatorëve të rinj, të talentuar. UNIVERSI SHQIPTAR I LIBRIT, Nr. 4, 1998
Më shumë Informacion
Brands Botime Pegi
This products does not contain any attachments.