DJALLI QË PAGOVA PËR KËSHILLË JETA VOJKOLLARI
900 LEK
Tipi: Roman, Perkthyes: , Nr. I Faqeve: 132, Viti Botimit: 2014, ISBN: 978-99943-0-357-1
SKU
302202
Kur diçka mrekullisht tronditëse ndodhi në jetën e Sabrinës u duk sikur dashuria dhe xhelozia për Tomin filluan të thërrmoheshin brenda saj. Psikoterapistja më e mirë e Tiranës u mbërthye nga euforia. Askush dhe asgjë s’e frenonte dot më. Tani ajo do t’i zgjidhte klientët nga paria e vendit. Do ta vinte kryeministrin në fron e do ta shikonte si përpëlitej në pazotësinë e tij për t’i shtypur fantazmat brenda vetes. Ajo do t’i shndërronte fantazmat e tij në skllevërit e saj dhe pastaj do të luante me to. Ndoshta ai do të qante. Ndoshta do t’i lutej asaj. Ndoshta truprojat e kryeministrit do ta vrisnin Sabrinën se ajo kish mësuar sekretet e tij.Dhe Tomi? Oh i mjeri Tom! Ai nuk do ta linte kurrë po ta dinte çfarë kishte ndodhur. Ikja e tij e bëri Sabrinën më të hidhur më sarkastike më djallëzore. Hakmarrja e saj ndaj Tomit – asgjë tjetër veçse perfeksion.Nuk ka burrë në botë që do të donte të përjetonte atë që përjetoi Tomi.
Brands | Botime Dudaj |