Shporta

EURIPIDI JANIS BENEKOS

Regular Price 1 100 LEK Special Price 990 LEK
Tipi: Poezi & Vjersha, Perkthyes: Llambro Ruci, Nr. I Faqeve: 408, Viti Botimit: 2016, ISBN: 978-9928-176-15-8
SKU
301965
 Euripidi shquhej për idetë e guximshme e përparimtare në veprat e tij për realizmin dhe frymën aktuale e novatore. Tragjeditë e tij u bënin jehonë problemeve të ditës; ai e shndërroi teatrin në një arenë politike e filozofike. Si një studiues i shkëlqyer i shpirtit njerëzor me lirizëm të gjallë Euripidi shprehte në veprën e vet pasione tronditëse përmes shqyrtimit kritik të ideve tradicionale dhe formave të reja artistike realizuar me mjetet shprehëse novatore të dramës e të muzikës.Leximi i poezisë dramatike të Eskilit Sofokliut dhe Euripidit që shijohen e studiohen prej shekujsh në mbarë botën kërkon përgatitje kulturore dhe njohje të mitologjisë e të historisë antike çka arrihet me mund dhe në një moshë të caktuar. Por në traditën letrare të botës për të përqasur edhe të vegjlit me kryeveprat e lashtësisë për t’ua bërë të lehtë hyrjen në mrekullinë e poetëve të pavdekshëm për të zgjuar kënaqësi estetike dhe formim artistik përdoret paraqitja në prozë siç ka bërë me besnikëri me shumë shije freski dhe përkushtim Janis Benekos.Në këtë mënyrë me mbresat e leximit ata vetë më vonë do të hyjnë lirisht në teatrin e hapur të skenës së përjetshme ku poetët e mëdhenj të lashtësisë greke kanë një vend të parë të nderuar për pasionet e tyre tronditëse për thelbin njerëzor dhe idetë e fuqishme.
Më shumë Informacion
Brands Botime Dudaj
This products does not contain any attachments.