Shporta

HISTORIA E ZVICRËS THOMAS MAISSEN

1 250 LEK
Tipi: Histori, Nr. I Faqeve: 304, ISBN: 9789-9281-035-81
SKU
303744
Përmes këtij teksti kompakt të "Historisë së Zvicrës", historiani i njohur zviceran Thomas Maissen sjell paraqitjen e re të përgjithshme, e pritur prej kohësh. Bazuar në përfundimet më të reja kërkimore dhe me një stil të rrjedhshëm, ai paraqet lindjen e Konfederatës Zvicerane, vazhdimësinë e saj të jashtëzakonshme, por edhe përthyerjet e saj të shumta deri në të shkuarën më të afërt.Me kthjelltësi, ai shqyrton formimin e besëlidhjeve dhe lindjen e sagave, përse Konfederata e përçarë nga ana fetare nuk u shpërbë gjatë Reformës, në çmasë ishte e nevojshme lufta e Lidhjes së Veçantë për lindjen e një shteti federal më 1848, përse Hitleri nuk e pushtoi Zvicrën në qershorin e vitit 1940 dhe si kërkon Zvicra në fillim të shekullit të 21 të gjejë vendin e vet në arenën ndërkombëtare. Interpretimi i historisë zvicerane vitet e fundit ka qenë mjaft i debatueshëm në Zvicër, por është shqyrtuar në mënyrë kritike edhe jashtë vendit. Cilido që dëshiron të marrë informacionin thelbësor që ofron niveli aktual i dijes, do ta gjejë këtu atë që kërkon. I shkruar me një gjuhë të kuptueshme, ky libër ofron një tablo, e cila i paraqet rendin e sotëm politik të Zvicrës, vështirësitë dhe shanset e saj që në rrënjët e veta historike. Thelbësorja, krejt ndryshe. Krejt e ndryshmja, në thelb. Historia e madhe dhe krejt e veçantë e Zvicrës e ka gjetur historianin që meriton. Pikërisht Thomas Maissenin. Roger de Weck, publicist
Më shumë Informacion
Brands Shtepia Botuese Dituria
This products does not contain any attachments.