Idioti, kryevepër e madhe, subjekt interesant, personazhe të gdhendur deri në skalitje, durim i pashembullt, filozofi e thjeshtë ndonëse pansllaviste, psikologji e hollë krejt njerëzore, ja cila është kjo vepër që jehoi në faqet e kritikës botërore prej më tepër se njëqind vjet, pa lodhur asnjë dorë dhe pa krijuar strese në asnjë mendje. Ajo që tregon Dostojevski me “Idiotin” e tij është madhështia e brendshme e njeriut, edhe në ato raste kur ai na shfaqet si humbameno, si i trashë, si një gjë pa pikën e vlerës e pa kurrfarë perspektive… Por a mund të harrojmë se shumica dërrmuese e njerëzimit janë të tillë?!