Shporta

PËRGJITHMONË SUSANNA TAMARO

800 LEK
Tipi: Roman, Perkthyes: Adrian Beshaj, Nr. I Faqeve: 228, Viti Botimit: 2012, ISBN: 978-99943-0-276-5
SKU
302677
“A ekziston “përgjithmona?” – më kishte pyetur. Të kisha shtrënguar pas vetes me më shumë forcë. Nën shtresën e bluzave pulovrave dhe xhupit kisha ndier të gjallë dhe të ngrohtë trupin tënd të hajthëm. “Ekziston vetëm “përgjithmona” të isha përgjigjur.Ky ishte pakti i dashurisë dhe jetës filli i pazgjidhshëm mbi të cilin kishin ndërtuar intrigën e ditëve të tyre. E megjithatë kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet që kur Nora është ndarë nga jeta dhe Mateoja kujton çdo ditë pikëpyetjet që kanë shënuar rrugëtimin e tij dhe që shënojnë rrugëtimin e çdo njeriu: nga sa dhimbje përbëhen jetët tona? Po kur marrin fund? Si dilet nga ferri? Po kush është Zoti?Një rrugëtim i brendshëm që na tregon se sa shumë një njeri mund të përhumbet në dhimbje dhe se si forca ripërtëritëse e Natyrës dhe misteri i jetës së përmbajtur në gjërat më të vogla mund ta përkundin ta shërojnë dhe ta çlirojnë duke ia kthyer botës.Me këtë roman autorja e “Thuaji zemrës po” na dhuron një histori origjinale dhe pabesueshmërisht poetike që bën të rikumbojnë telat e dashurisë të brishtësisë njerëzore dhe të çudisë që provohet përballë jetës.
Më shumë Informacion
Brands Botime Dudaj
This products does not contain any attachments.