Shporta

REQUIEM ANTONIO TABUCCHI

Regular Price 600 LEK Special Price 510 LEK
Tipi: Roman, Perkthyes: Shpëtim Kelmendi, Nr. I Faqeve: 164, Viti Botimit: 2013, ISBN: 978-99943-0-343-4
SKU
302149
Një rravgim një shajni një përshpirtje.Një requiem që është një ndarje lamtumire nga fantazmat e një gruaje të një babai të një miku të një poeti të një shtëpie të një qyteti.Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh të dielën e fundit të një korriku një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse. Ai e di se ka veprime për të kryer – të fundmin sidomos: takimin me një personazh të famshëm dhe të vdekur i cili me gjasë ashtu si të gjitha fantazmat do të vegojë vetëm në mesnatë – por nuk e ka fare idenë se si do t’i kryejë. Kësisoj ai i beson rrjedhës së rastësisë sipas një logjike që ndjek asociacionet e lira të pavetëdijes. Dhe i qëllon të përshkojë një udhë që e nxit t‘i jetojë kujtimet në aktualitetin e asaj dite të përsërisë disa çaste themelore të jetës së tij të orvatet të zhdërvillojë nyjat e pazgjidhura në zanafillën e gjendjes së tij vegullore. Shajnia udhëtimi ëndrra përgjatë dymbëdhjetë orëve gjatë të cilave trysen e bymehen kohët e një jete të tërë: e shkuara dhe e tashmja përzihen mes tyre për të shpaluar njëra-tjetrën të vdekurit e të gjallët takohen në të njëjtat vende vendtakimet caktohen në një palëvizshmëri që s’ka të bëjë fare me kohën. Me këtë Requiem në trajtën e pabotuar të ditarit të një përvoje të mistershme e urtake Antonio Tabucchi ka shkruar një libër që shfaqet si nderim ndaj Portugalisë: thuajse ndaj kujtesës së një vendi që i përket thellësisht. Deri në atë masë sa e ka shkruar në gjuhën portugeze.
Më shumë Informacion
Brands Botime Dudaj
This products does not contain any attachments.