Shporta

RROKJE AJKUNA DAKLI

Regular Price 500 LEK Special Price 400 LEK
Tipi: Poezi & Vjersha; Nr. I Faqeve: 80; ISBN: 978-9928-219-18-3; Viti Botimit: 2016
SKU
301246
Ajkuna Dakli është shembulli tipik i bashkëjetesës së njeriut poet me poezinë. Poeti mund të ketë heshtur për vite të tëra, por poezia ka qenë aty, duke mbushur ditë pas dite hojet e shpirtit. Është si një fjalë e bukur e pathënë, që ti e zbulon dhe matesh kaq herë ta thuash, por ngurron, duke bindur veten gjithsesi se dikur duhet ta thuash. Dhe erdhi momenti që Ajkuna të thotë fjalën e saj të pathënë. Prej rreth 18 vitesh ajo jeton në Kanada dhe ka të ngjarë që distanca e largët nga vendlindja, nga toka ku u ndërtua dhe u ngjiz fjala e pathënë, të ketë patur rolin e saj në vendimin për ta bërë atë publike. Ata që e kanë provuar emigrimin përtej oqeanit, nuk mund të mos kenë përjetuar një ringjallje brenda vetes të asaj mikrobote që mund ta quash atdhe, por që në fakt është vetja jote e dikurshme, janë çdo gjë e bukur apo e trishtuar që të lidh me të shkuarën tënde, janë malli dhe brengat e kësaj të shkuare, janë njerëzit që të kanë rrethuar dhe diku në një balonë janë ëndrrat që ke ëndërruar. Duket se ka qenë kjo ringjallje në distancë e kësaj mikrobote, ajo që zgjoi bukuroshen e fjetur poezi tek Ajkuna dhe e çoi autoren në vendimin për të ndarë me ne perlat shpirtërore të kësaj mikrobote.
Më shumë Informacion
Brands Shtepia Botuese Botart
This products does not contain any attachments.