Shporta

SHQIPËRIA PËRBALLË EUROPËS (1912-1929) ALBERT MOUSSET

550 LEK
Tipi: Histori, Nr. I Faqeve: 128, ISBN: 978-99927-59-42-9
SKU
303809
Shqipëria ishte par excellence shteti i cili më tepër se cilido duhet të gëzonte mbështetjen morale dhe materiale të Lidhjes së Kombeve. Por fatkeqësisht Shqipëria nuk vazhdoi të ndjekë këtë rrugë. Ndjenja e sovranitetit, për të cilën tërë popujt që e kanë fituar vonë pavarësinë kanë shumë dyshime dhe frikë se mos po u ikën nga duart, u tregua shumë e fuqishme edhe kundrejt mbrojtësit më pa interes të Shqipërisë. Lidhja e Kombeve, duke u kujdesuar më tepër se ç'duhej që të ishte e paanshme, dërgoi në Shqipëri njerëz që meqënëse nuk kishin përgatitjen dhe njohjet e nevojshme nuk arritën të kuptohen ashtu siç duhet nga shqiptarët. Shqipëria, më mirë të themi qeveria e saj, arriti të gjejë një mbrojtës tjetër, që ndodhej gjeografikisht më pranë saj. Dhe ky mbrojtës ishte më pak i çinteresuar, por më shumë i hedhur, në mos më shumë dashamirës në ndërhyrjet e tij ndaj Shqipërisë. Politikat e Ahmet Zogut, sidomos politika e jashtme e tij, mund të gjykohen në mënyra të ndryshme. Megjithatë, jemi të detyruar të pranojmë se Ahmet Zogu ishte frymëzuesi, ishte shpirtdhënësi i Shqipërisë moderne. Dhe nëse më pas ai ra nën ndikimin dhe kujdestarinë italiane, kjo ndodhi sepse ndoshta Zogu kërkoi të europianizojë vendin e tij, por pa i pasur mjetet e nevojshme materiale, që kërkonte kjo punë tej mase e madhe për forcat e tij. Dhe në këtë kuptim, duke mos lënë pas dore edhe faktorin e rëndësishëm të ambicies së tij vetjake, mund të themi, pa bërë ndonjë gabim të madh, se Ahmet Zogu kërkoi që t'i sigurojë popullit të tij përparimin e mbrothësinë, duke e paguar çmimin për to me pavarësinë e vendit. E keqja e Shqipërisë... qëndron te nënshtrimi ndaj interesave italiane dhe kjo gjë minon sigurinë e tërë Europës Juglindore. La spinta verso l'Oriente për politikën e Romës është e njëjta gjë si Drag nach Osten për politikën gjermane. Nëse Italia sakrifikon me miliona e miliona lira për t'i dhënë vendit të vogël fqinj të përtej Adriatikut pamjen e një shteti gjysmë të qytetëruar, këtë gjë nuk e bën për shpirtmirësi, por për të siguruar një bazë mbështetjeje për depërtimin dhe veprimet e saj të mëtejshme në Gadishullin Ballkanik. Rivendosja e monarkisë synonte të forconte ndikimin e Italisë, që ia detyronte Ahmet Zogut atë vend që gëzonte në Shqipëri, si dhe një veprim parambrojtës të vetë Ahmet Zogut, me qëllim që të çlirohej paksa nga ky ndikim italian.
Më shumë Informacion
Brands Shtepia Botuese Dituria
This products does not contain any attachments.