Shporta

TË DËSHIROJ FEDERICO MOCCIA

Regular Price 1 000 LEK Special Price 900 LEK
Perkthyes: Lura Baçi, Nr. I Faqeve: 456, ISBN: 978-99943-46-42-4
SKU
302458
Buzëqesh edhe ajo dhe e lë veten të lirë. Puthje. Puthje e butë puthje e ngadalshme puthje jo fort të vrullshme. Puthje me shijen e verës Traminer puthje e lehtë puthje gjuhësh që përleshen puthje sërf puthje mbi valë puthje me kafshim puthje "do të doja të vazhdoja edhe më por nuk mundem". Puthje "nuk është e mundur". Puthje "ka njerëz"... Romani i mëparshëm Tre metra mbi qiell ishte mbyllur me një pyetje të Stepit: "A do të kthehem dot më aty ku jetojnë vetëm të dashuruarit tre metra mbi qiell?" Dhe tani pas dy vjetësh në Nju-Jork Stepi kthehet në Romë... Shumë gjëra kanë ndryshuar. Gjithmonë ndodh kështu kur kthehesh pas njëfarë kohe. Stepi fillon të punojë në botën e spektaklit. Shkon të banojë në shtëpinë e të vëllait afrohet me të ëmën dhe natyrisht takon miqtë e vjetër: Velierin Lukonen Lepurin Bardaton Balestrin dhe gjithë të tjerët. Kanë shenjat që lë dhimbja brenda më parë se në lëkurë. Janë rebelë por të vetëdijshëm për këtë dhe më kryesorja: nuk kanë ndryshuar. Por Babi. Ajo "e tija" ku ka përfunduar? Historia që magjepsi miliona lexues vazhdon në librin e shumëpritur të Federico Moccia-s.A është e drejtë të kërkosh ta rijetosh një histori dashurie që ishte kaq e bukur dhe e rëndësishme apo është më e drejtë ta mbyllësh përgjithmonë sepse është e pamundur të rigjesh atë magji të vjetër?
Më shumë Informacion
Brands Shtepia Botuese Dituria
This products does not contain any attachments.