Shporta

Termat dhe Kushtet

 

Termat dhe Kushtet e përgjithshme për blerje në rrugë elektronike

Nëse ju keni konfirmuar porosinë tuaj, automatikisht ju keni lexuar dhe pranuar pa rezerva termat dhe kushtet tona të përgjithshme të shitjes.

 

Kushtet e përgjithshme për blerje në rrugë elektronike (“Kushtet e Përgjithshme”) rregullojnë të gjitha marrëdhëniet kontraktuale të shitjes të detajuara më poshtë ndërmjet “Përdoruesit” (më poshtë gjithashtu referuar si “Ju” ose “Blerësi”, “Klienti”) dhe “Avatars.al” ( referuar si “Ne” ose “Website”), që i përkasin kompanisë AVATARS Sh.p.k, me numër unik të identifikimit të subjektit NUIS: M01714001V. Të gatshëm t’ju shërbejmë kudo që të ndodheni brenda pak orëve dhe njëkohësisht të sigurojmë  çmimet më të lira për pothuajse gjithçka të nevojshme për ju. Të dyja palët i pranojnë këto kushte pa rezerva. Këto kushte të përgjithshme të shitjes janë të vetmet kushte që janë të zbatueshme dhe zëvendësojnë të gjitha kushtet apo marrëveshjet e tjera të shkruara ose jo. Këto Terma dhe Kushte të Shitjes janë të rëndësishme për ju dhe Avatars.al pasi ato përdoren për të mbrojtur të drejtat tuaja si klient/ konsumator si dhe të drejtat tona si biznes.

 

Ndryshimet në Termat dhe Kushtet dhe në Website

Ne rezervojmë të drejtën për të përditësuar faqen e internetit dhe kushtet e shërbimit nga koha në kohë, sipas gjykimit tonë dhe pa asnjë njoftim në aspekte/opsione të caktuara mund të ndryshojnë, të shtohen ose të hiqen pasi Avatars,al është një projekt në progres dhe në evoluim të vazhdueshëm. Është vetëm përgjegjësia juaj për të qenë të përditësuar me Termat dhe Kushtet në fuqi duke kontrolluar website-in tonë rregullisht. Përdorimi i vazhdueshëm nga ana juaj i faqes së internetit pas publikimit të termave të shërbimit të përditësuara, do të nënkuptojë që ju keni lexuar dhe bini dakord me ndryshimet.

 

Si të kryej një porosi blerje në Avatars.al?

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Blerësi duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë për të vepruar.
Blerësi kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, çmimin total të produktit, i cili nuk përshin koston e dorëzimit të produktit.
Ju keni mundësi të shikoni shumëllojshmëri produktesh sapo të hyni në faqen tonë por nëse doni të kërkoni direkt një produkt specifik mund të kërkoni tek opsioni “KËRKO” në krye të faqes. Kur e gjeni produktin që ju pëlqen e shtoni në shportë duke shtypur butonin.

Ju keni mundësi të mbyllni porosinë tuaj me një metode tepër të thjeshtë dhe të zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë ose cash.

 

Regjistrohuni nëpërmjet të dhënat tuaja nëse ju jeni një klient i ri, në mënyrë që të keni mundësi të bëni porosi dhe të kryeni blerje në faqen tonë online.

Aksesi në faqen e internetit Avatars.al          
Faqja e internetit është gjithnjë në dispozicion dhe e aksesueshme nga publiku, por nuk mund të garantojmë që faqja e internetit të mos ketë momente joproduktive për ndonjë arsye. Ne nuk do të jemi përgjegjës nëse për çfarëdo arsye, të gjitha ose ndonjë pjesë e rrjeteve të internetit nuk janë në dispozicion në periudha të caktuara. Rezervojmë të drejtën për të mbyllur faqen e internetit për periudha të shkurtra kohore për arsye të operacioneve lidhur me mirëmbajtjen e zakonshme, por ne garantojmë që do të përpiqemi ta mbajmë këtë mosfunksionim në minimum.Pjesë e procedurave për të hapur një llogari në Avatars.al është vendosja e një fjalëkalimi. Ne ju rekomandojmë që të zgjidhni një fjalëkalim të fortë që është vështirë për t’u gjetur nga persona të tretë, dhe gjithashtu rekomandojmë që ju të dilni nga llogaria juaj në fund të çdo sesioni. Ekziston një procedurë për rivendosjen e fjalëkalimit në rast se harroni fjalëkalimin tuaj. Ju duhet të trajtoni informacionin tuaj të hyrjes në llogari si konfidencial, duke mos ia zbuluar atë ndonjë pale të tretë dhe vetëm duke përdorur personalisht Avatars.al. Nëse mendoni se ka pasur ndonjë shkelje të sigurisë atëherë është përgjegjësia juaj që të na njoftoni menjëherë në mënyrë që, të ndryshoni fjalëkalimin tuaj.Për përdorimin e llogarisë suaj në Avatars.al është kusht që informatat që jepni në faqen e internetit janë të sakta, aktuale dhe të plota. Ne rezervojmë të drejtën për të çaktivizuar çdo llogari përdoruesi, në çdo kohë, nëse, ju nuk keni respektuar apo keni shkelur detyrimet që ju lindin sipas këtyre Termave dhe Kushteve dhe ligjeve përkatëse në fuqi në Shqipëri. Menaxhojmë të dhënat tuaja personale sipas Politikave tona të Privatësisë dhe ligjeve përkatëse në fuqi. Dhe nuk garantojmë që faqja e internetit apo ndonjë përmbajtje e dhënë në faqen e internetit të jetë pa gabime.  

Informacioni rreth produktit                                                                                                                                 
Avatars.al tregon shumë kujdes kur vendos informacionin, përshkrimet dhe imazhet e produktit në internet, por nuk mban përgjegjësi për ndonjë gabim ose lapsus të ndonjë informacioni të dhënë. Blerësi informohet në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në faqen e internetit të Avatars.al. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet të vendosura nё faqen e internetit të Avatars.al është i vёrtetё, i qartё dhe i saktë. Megjithatë, blersit kanë detyrimin të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit.
Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Klienti duhet të jetë në dijeni për ngjyrat e produkteve, përmasat dhe format e çdo produkti. Fotografitë që ilustrojnë produktet, në mbështetje të tekstit, nuk përfshihen në marrëdhënien kontraktore ndërmjet Avatars.al dhe Klientit. Avatars.al nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë gabimi në ilustrimin e produktit.

Çmimet                                                                                                                                                                                
Çmimet e treguara në Avatars.al janë të paraqitura në Lek (ALL) ose Euro (EUR) dhe nuk përfshijnë çmimin për dërgesën e produktit. Shpenzimet e dërgimit tregohen qartë dhe faturohen në fund të porosisë, përveç çmimit të produkteve. Ne rezervojmë të drejtën për të modifikuar çmimet tona në çdo moment, por në asnjë rast nuk do të ketë ndryshime çmimesh pas plotësimit të porosisë nga ana juaj.  Çmimi që do të shfaqet në faqen e internetit pasi ju te keni plotësuar dhe konfirmuar porosinë, do të jetë çmimi final dhe shuma e vetme që ju do të detyroheni të paguani në momentin e marrjes në dorëzim të produktit.

Disponueshmëria                                                                                                                                                              
Avatars.al nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në gjendjen e ditës së mëparshme. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, Avatars.al merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt me çdo mjet të përshtatshëm komunikimi. Nëse një produkt i përzgjedhur nga ju nuk është në stok në momentin që porosia juaj është konfirmuar dhe paguar, ne do të rimbursojmë çmimin që keni paguar për produktin brenda 28 ditësh nga data e pagesës. Nëse porosia juaj përfshin produkte përkohësisht të padisponueshme, ne do t'iu dërgojmë së pari produktet në dispozicion dhe më pas artikujt e mbetur pasi të rikthehen përsëri në stok. Avatars.al ka të drejtë të ndalojë shitjen në rrugë elektronike të disa ose të gjithave produkteve, përkohësisht ose përgjithmonë me ose pa njoftim.

Kthimi i produktit                                                                                                                                                                 
NËSE JU DESHIRONI KTHIM PARASH, kthimi i produktit duhet të bëhet Brenda 48 orëve nga momenti që ju keni marrë porosinë në dorëzim nga korrieri.  Produktet që doni të ktheni duhet të jenë në kutinë origjinale. me paketimin dhe ambalazhimin e tyre, të mos jenë përdorur apo dëmtuar gjatë provës dhe tё shoqërohen me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit dhe faturën e blerjes.

Nëse ky afat kalon, mos u shqetësoni. Ju sërish do mund ta ktheni produktin tuaj, brenda 14 ditëve por nëse kthimi bëhet pas 48 orëve, ju do keni mundësi vetëm ta zëvëndësoni produktin me një produkt tjetër, pra nuk do mund t’ju kthehen paratë në raste të tilla. Ne do ju lejojmë që kundrejt vlerës së produktit të kthyer, ju të merrni një produkt tjetër brenda një afati kohor, një vjeçar nga momenti i kthimit të produktit. Nëse ju deri në 14 ditë doni ta ktheni mbrapsh produktin jeni të lirë ta bëni atë tek ne. Në fillim na kontaktoni për kthimin që doni të bëni. Kontaktin mund ta bëni me telefon, facebook, email. Këto të dhëna mund t’i gjeni edhe në faqen tonë duke klikuar opsionin “KONTAKTE”. Më pas plotësoni tek fatura e blerjes, emrin e produktit të kthyer, arsyen e kthimit (nuk ju pëlqeu, nuk e doni më produktin, nuk ishte sipas pritshmërive, kishte probleme në përdorim etj). Me faturën e plotësuar ju mund ta nisni produktin në adresën tonë.  Dërgimin e produktit mund ta bëni vetë fizikisht në pikat tona të shitjes, ose mund ta nisni me postë tek adresa jonë. Adresa jonë: Rruga Peti Pall.1 H1, 1061 Tiranë Shqipëri.

 

Ne jemi gjithashtu të gatshëm të informojmë postën që të vijë ta marë produktin tek ju, në të tilla raste ju do keni mundësi të paguani çmimet preferenciale që ne kemi për dërgimin e produktit. Në Tiranë kosto e dërgesës është 200 Lekë, dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë kosto është 300 Lekë dhe në Kosovë kosto është 800 Lekë.

 

E drejta e autorit:

Të gjitha dizenjot,e Avatars.al teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për kompaninë tonë dhe janë të mbuluara nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Leja ju është dhënë për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje webi për qëllimin e vetëm për tu përdorur si një burim për blerje. Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe webi, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë, është i ndaluar rreptësisht.

Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale                                                                                                             
 Detajet dhe të dhënat tuaja personale që na jepni janë thelbësore për përpunimin dhe dërgimin e porosive tuaja, kryerjen e shërbimeve nga ana jonë në mënyrë sa më profesionale dhe efikase, si dhe për faturimin, prandaj mosdhënia e këtyre të dhënave do të rezultojë në anulimin e porosisë suaj. Duke u regjistruar në Website, ju pranoni të na jepni informacione të vërteta dhe të sakta si dhe pranoni përpunimin e të dhënave personale nga ana jonë. Komunikimi i informacionit të rremë është në kundërshtim me kushtet dhe termat e përgjithshme të Avatars.al Ju keni të drejtën e përhershme për të aksesuar dhe korrigjuar të gjithë informacionin që ju intereson, në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare të vendit. Ju mundeni në çdo kohë të bëni kërkesë te Avatars.al për të gjetur se çfarë informacioni personal ne mbajmë në lidhje me ju. Ju mundeni në çdo kohë, dhe sipas kërkesës tuaj, të modifikoni këtë informacion. Ne do të ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.Cookies regjistrojnë disa informacione të cilat ruhen në hard drive tuaj. Ky informacion na mundëson të gjenerojmë statistika në bazë të të dhënave nga vizitorët në faqen tonë dhe të sugjerojmë produkte që mund t'ju interesojnë sipas artikujve që keni zgjedhur kur keni vizituar më parë faqen Avatars.al. Cookies nuk përmbajnë asnjë informacion konfidencial në lidhje me ju.

Pronësia intelektuale                                                                                                                                                 
Të gjitha përmbajtjet në faqen Avatars.al (ilustrime, tekste, logo, emra të markave, imazhe dhe video) janë pronë e Avatars.al. Çdo riprodhim i pjesshëm ose i plotë i kësaj përmbajtjeje, me çfarëdo mjeti dhe mënyre, duhet t’i nënshtrohet autorizimit paraprak dhe të shprehur nga Avatars.al. Të gjitha informacionet, përmbajtjet dhe skedarët mbrohen nga ligjet kombëtare dhe e drejta e pronësisë intelektuale Shqiptare. Avatars.al nuk mund t'ju japë të drejtën për të kopjuar, shfaqur ose shpërndarë përmbajtje për të cilat ju nuk keni të drejta pronësie intelektuale. Të gjitha përdorimet mashtruese të kësaj përmbajtje që cenojnë të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë përbëjnë shkelje që dënohen rëndë sipas Ligjit Nr.9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar.

 Avatars.al nuk do të konsiderohet, në asnjë rrethanë, përgjegjës nëse një përdorues shkel të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë nëpërmjet aktiviteteve të tij në këtë faqe interneti Avatars.al.

 

Komentet e Përdoruesve                                                                                                                                                         
Çdo mendim/koment i lënë në faqen Avatars.al nga klientët/përdoruesit monitorohen dhe mund te modifikohen nga Avatars.al Nëse komentet shkelin ligjet kombëtare ose janë të papërshtatshme (publicitet abuziv, shpifje, ofendime, komente jashtë kontekstit të faqes etj, ), Avatars.al rezervon të drejtën të fshijë ose modifikojë ato.

 

Kalimi i pronësisë
www.Avatars.al rezervon të drejtën e pronësisë mbi produktet deri në kryerjen e pagesës së plotë të çmimit nga Blerësi.

Detyrimet                                                                                                                                                                      
Ne jemi të detyruar të respektojmë çdo premtim dhe shërbim që publikojmë në faqen tonë www.Avatars.al.
Ju, me përdorimin e kësaj faqeje, nënkuptoni që jeni dakort me kushtet tona dhe i pranoni ato në momentin që bëni një blerje.

Ligji i zbatueshem dhe Juridiksioni
Këto Kushte të Përgjithshme rregullohen dhe interpretohen në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë.
Mosmarrëveshjet ndërmjet Avatars.al dhe Klientit në lidhje me zbatimin e këtyre Kushteve të Përgjithshme, do të zgjidhjen nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.