Shporta

TESTAMENTI JOHN GRISHAM

Regular Price 900 LEK Special Price 810 LEK
Perktheu: Enian Çela, Tipi: Roman, Botuar ne: Maj 2004, Nr. I Faqeve: 544, ISBN: 99927-50-91-X
SKU
101265
Në një zyrë në Virxhinia, një burrë i pasur dhe i moshuar po rishkruan me tërbim testamentin e tij. Me vdekjen që i rri mbi kokë, Troi Filani kërkon t'u dërgojë një kumt fëmijëve, ish – bashkëshorteve dhe të favorizuarëve të tij; kumti do të nxisë një betejë të ashpër gjyqësore dhe do të ndryshojë shumë jetë njerëzish. Në testamentin e tij të ri, Troi Filani përmend vetëm një trashëgimtare, që do të marrë 11 miliardë dollarët e pasurisë së tij: një grua të mistershme të quajtur Reiçëll Lein, një misionare që jeton në xhunglat e Brazilit. Neit O'Rili është zgjedhur të gjejë me çdo kusht Reiçëll Leinin. Teksa familjarët e Filanit fluturojnë si grabitqarë mbi qiellin e Uashingtonit, Neiti depërton në xhunglën e Brazilit, në një botë ku paraja nuk ka asnjë kuptim, ku vdekja të merr sapo të bësh të parin gabim dhe ku një grua, e ndjekur nga miqtë, ashtu edhe nga armiqtë, mban në duar diçka të mistershme.
Më shumë Informacion
Brands Botime Dudaj
This products does not contain any attachments.