Shporta

ULTRASONIC SKIN SCRUBBER - JUTH

Regular Price 6 990 LEK Special Price 2 990 LEK
Paisje për pastrimin e lëkurës me ultratinguj. Super e lehtë në përdorim, 100 % e sigurtë, pa kimikate dhe jo irrituese për lëkurën. Para përdorimit fytyra laget me ujë dhe pastaj masazhohet me spatulën. Paisja ka 3 funksione: pastrues, ndihmues ne përthithjen e kremrave dhe lifting te fytyrës e cila i bën rrudhat më pak të dukshme.
SKU
700031

Paisja përdor metodën revolucionare me ultratinguj për një pastrim të thellë të lëkurës. Ajo është 100% e sigurtë, pa kimikate, punon vetëm me ujë dhe ultratinguj; heq lehtësisht papastërtitë, yndyrën e tepërt, qelizat e vdekura të lëkurës të cilat bllokojnë poret dhe nuk e irriton atë. Falë formës së saj tepër preçize ajo mund të përdoret lehtësisht dhe në zonat më të vështira të fytyrës. Rekomandohet për femra dhe meshkuj.

Paisja ka 3 opsione të ndryshme të cilat mund të zgjidhen sipas deshirës: cleansing (pastrim), moisturising (hidratim) dhe lifting.

Cleansing - Opsioni i parë ndihmon në pastrimin e lëkurës duke zhbllokuar poret. Pajisja leshon valë të fuqishme të cilat punojnë në kombinim me ujin për të penetruar thellë në lëkurë dhe për të larguar yndyrën e bllokuar në pore, duke eleminuar qelizat e vdekura të lëkurës dhe papastërtitë të cilat krijojnë puçrat e bardha dhe të zeza. Përpara përdorimit, lageni fytyrën me ujë dhe pastaj masazhoni lëkurën tuaj butësisht me spatulën.

Moisturizing - Opsioni i dyte ndihmon lëkuren në përthithjen e kremit ose serumit të fytyrës. Pas aplikimit të kremit tuaj, kaloni në opsionin e dytë në paisje, ktheni spatulën mbrapa dhe masazhoni butësisht lëkurën.

Lifting - Opsioni i tretë ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe bën që rrudhat të jenë më pak të dukshme. Ultratingujt depërtojnë në thellësi të muskujve të fytyrës duke tërhequr dhe forcuar lëkurën.

Informacione Teknike:

-karikohet me USB

-një cikël pastrimi zgjat 5 minuta, 1 karikim bën 5 cikle pastrimi

-një cikël tonifikimi zgjat 5 minuta, 1 karikim bën 30 cikle

-koha për karikimin e batërisë: 120 minuta

dizajn ergonomik

kompkate dhe e lehtë

Më shumë Informacion
Country of Manufacture Italy
This products does not contain any attachments.